Sureja nr. 100 në Mus'haf, 11 ajete, fillon në faqen 599.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. Betohem në ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur
2. që nxjerrin shkëndija nga thundrat,
3. që hidhen në sulm në agim,
4. duke çuar pluhur,
5. e duke çarë në mes grupin (e armikut)
6. se vërtet njeriu është shumë mosmirënjohës ndaj Zotit të vet
7. dhe ai vetë është dëshmitar për këtë;
8. Njëmend, ai e do tepër pasurinë.
9. A nuk e di ai si do të jetë gjendja kur të nxirren ata që janë në varre
10. e të dalë në shesh ajo që është në gjokse?!
11. Pa dyshim, Zoti i tyre, atë Ditë, di gjithçka për ta.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.