Sureja nr. 101 në Mus'haf, 11 ajete, fillon në faqen 600.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. Çasti tronditës (i Kiametit)!
2. Ç'është Çasti tronditës?
3. E nga e di ti se ç'është Çasti tronditës (i Kiametit)?
4. Atë Ditë njerëzit do të jenë si flutura të shpërndara
5. dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur.
6. Sa i përket atij që do t'i peshojnë rëndë veprat (e mira),
7. ai do të ketë një jetë të kënaqshme,
8. E sa i përket atij që do t'i peshojnë lehtë veprat (e mira),
9. strehë e tij do të jetë humnera (e Xhehenemit).
10. E nga e di ti se ç’është ajo?
11. Është një Zjarr përvëlues.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.