Sureja nr. 107 në Mus'haf, 7 ajete, fillon në faqen 602.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. A e ke parë atë që përgënjeshtron Ditën e Gjykimit?
2. Ky është ai që përzë jetimin
3. dhe nuk nxit për të ushqyer të varfrin.
4. Pra, mjerë ata që falen
5. e që janë të pakujdesshëm ndaj namazit të tyre,
6. të cilët punojnë sa për sy e faqe
7. dhe nuk japin as sendin më të thjeshtë.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.