Sureja nr. 104 në Mus'haf, 9 ajete, fillon në faqen 601.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. Mjerë çdo përgojues e përqeshës,
2. i cili grumbullon pasuri dhe e numëron atë,
3. duke menduar se pasuria do ta bëjë të përjetshëm.
4. Jo! Ai do të hidhet me siguri në ndëshkimin dërrmues.
5. E nga e di ti se ç’është ndëshkimi dërrmues?
6. Është zjarri i Allahut, i ndezur fort,
7. i cili depërton deri në zemra.
8. Ai do t'i ngujojë ata,
9. në shtylla të tejzgjatura.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.