Sureja nr. 113 në Mus'haf, 5 ajete, fillon në faqen 604.
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1. Thuaj: "I kërkoj mbrojtje Zotit të agimit
2. nga e keqja e gjithçkaje që Ai ka krijuar,
3. nga e keqja e natës kur errësohet plotësisht,
4. nga e keqja e atyre që fryjnë nëpër nyja
5. dhe nga e keqja e smirëziut kur smiron.
Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)
Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.