Logoja e TartilTartilRadio drejtpërdrejt

Sureja El Lejl: teksti dhe përkthimi i kuptimeve

Sureja nr. 92 në Mus'haf, 21 ajete, fillon në faqen 595.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja Esh ShemsSureja Ed Duha ›

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1. Betohem në natën kur mbulon,

2. në ditën kur zbardh

3. dhe në Atë që krijoi mashkullin e femrën,

4. se vërtet punët tuaja janë të ndryshme.

5. Sa për atë që jep dhe ruhet (nga gjynahet)

6. dhe e beson më të mirën (Xhenetin),

7. Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt lehtësisë.

8. Ndërkaq, atij që tregohet koprrac e i vetëmjaftueshëm

9. dhe e përgënjeshtron më të mirën (Xhenetin),

10. Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt vështirësisë.

11. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi kur të bjerë në greminë.

12. Në të vërtetë, është detyrë Jona të tregojmë rrugën e drejtë

13. dhe Jona është bota e amshuar e kjo botë.

14. Kështu që Unë ju kam paralajmëruar për një Zjarr që flakëron,

15. në të cilin hyn vetëm më i keqi,

16. ai që përgënjeshtron dhe kthen shpinën.

17. Ndërkaq, do të shmanget prej tij më i ruajturi,

18. ai që jep pasurinë e vet për t’u pastruar

19. e jo për të kthyer ndonjë të mirë që i është bërë,

20. por vetëm duke kërkuar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.

21. E s'ka dyshim se ai do të jetë i kënaqur.

Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)

Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja Esh ShemsSureja Ed Duha ›