Logoja e TartilTartilRadio drejtpërdrejt

Sureja El Bejjine: teksti dhe përkthimi i kuptimeve

Sureja nr. 98 në Mus'haf, 8 ajete, fillon në faqen 598.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja El KadrSureja Ez Zelzele ›

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1. Ata që mohuan prej ithtarëve të Librit dhe prej idhujtarëve nuk do të ndaheshin (nga mosbesimi i tyre) derisa t’u vinte dëshmia e qartë:

2. Një i Dërguar prej Allahut, që t'u lexonte faqe të pastra,

3. në të cilat ka shkrime (ajete) të drejta.

4. Ata që u ishte dhënë Libri u përçanë vetëm pasi u erdhi dëshmia e qartë.

5. Ata nuk u urdhëruan për gjë tjetër përveçse ta adhuronin Allahun, duke ia kushtuar fenë vetëm Atij e duke qenë besimdrejtë, si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.

6. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët do të jenë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Pikërisht ata janë krijesat më të këqija.

7. Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pikërisht ata janë krijesat më të mira.

8. Shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për atë që i frikësohet Zotit të vet.

Përkthimi i kuptimeve: Albanian Translation - Rowwad Translation Center, versioni 1.0.5, botuar pa ndryshime nga QuranEnc.com. (QuranEnc.com)

Përkthimi përcjell kuptimet e Kur'anit; ai nuk është vetë Kur'ani, i cili është teksti arab më sipër.

Dëgjoni recitimet e sajLexojeni këtë sure në Mus'haf me tefsir‹ Sureja El KadrSureja Ez Zelzele ›